Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare! Basha konfirmon pjesëmarrjen

24 Mars 2020, 16:29

TIRANË- Presidenti Ilir Meta do të mbledhë ditën e nesërme në orën 14:00 Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në fokus të së cilit do të jenë reagimi i të gjitha institucioneve për marrjen e masave lidhur me koronavirusin.

Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Nuk ka ende një skenar se si do të zhvillohet mbledhja, nëse do të jetë online apo në një hapësirë të madhe për të respektuar distancën prej 1 m nga njëri-tjetri.

Hera e fundit që Meta ka mbledhur Këshillin ka qenë për tërmetin e 26 nëntorit, por aty nuk ka qenë i pranishëm kreu i opozitës, Lulzim Basha. Kjo mbledhje vjen në një kohë kur në Shqipëri janë konfirmuar 123 të infektuar me koronavirus dhe 5 viktima.