Meta në pelegrinazh: S'u luta që të mos më shkarkojnë! Balla: Zoti nuk fal mëkate penale

4 Qershor 2021, 16:49 | Përditesimi: 4 Qershor 2021, 16:49

Teksa na ndajnë dhe 5 ditë kur Kuvendi do të votojë për shkakrimin e presidentit Ilir Meta, ky i fundit nga Elbasani ku mori pjesë në një pelegrinazh te Manastiri i “Shën Joan Vladimirit”, pyetjes së gazetarëve se nëse u lut që të mos e shkarkojnë iu përgjigj duke thënë se lutja e tij ishte që Zoti "ti falë ata që sipas tij s'dinë çfarë bëjnë". Presidenti ka deklaruar se Kuvendi sot është më antikushtetues se para 3 vitesh.

"Nuk ekziston asnjë lutje e tillë, lutja është zotit ti falë të gjithë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë dhe ti udhëheqë të gjithë në rrugën e të mirës së përbashkët. Kjo ishte një përgjigje shumë e qartë. Kam ardhur për tiu bashkuar këtij mesazhi bashkëjetese të të gjithë besimeve të ndryshme dhe besos se është e qartë", tha Meta.

Kreu i shtetit, teksa u pyet në lidhje me faktin nëse do të jetë president deri në 2022-shin, deklaroi se tema e shkarkimit është vënë në dukje pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ai i sugjeroi që të merren me një çështje me rëndësi siç është sipas tij vjedhja e zgjedhjeve të 25 prillit.

"Nuk dëshiroj që të flas në një vend të shenjtë për çështje që nuk ekzistojnë. Që do të thotë që kjo tema e shkarkimit është bërë më tepër pas 25 prillit dhe kur është konfirmuar edhe gjithçka që presidenti ka thënë para 25 prillit. Kuvend i i dy viteve të fundit ishte një Kuvend pa opozitë, Ai është 3 herë më antikushtetues. Nëse doni të merreni me gjë serioze, merruni me hetimet për krimet zgjedhore para dhe pas 25 prillit dhe pas kësaj date. Në një vend demokratik qytetarët duhet të jenë të sigurt që vota tyre është e sigurt. Barazia para ligjit garantohet kur vota është e lirë. Kur disa votojnë disa herë dhe disave iu mohohet e drejta e votës, ku vota nuk mund të dalë qëllimisht e pavlefshme, dhe ku vota është gjëja më e rëndësishme që kanë qytetarët në demokraci. Kjo është çështje e rëndësishme, çështjet e tjera s’kanë asnjë rëndësi të përmenden”, tha ai.

 

b.ha./Shqiptarja.com