Meta pritet në takim nga kryeministri i Hungarisë: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE

6 Korrik 2021, 12:39 | Përditesimi: 6 Korrik 2021, 12:39

Presidenti Ilir Meta është pritur në një takim nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Ky takim është zhvilluar në kuadër të vizitës zyrtare të presidentit në Hungari. Ilir Meta bën me dije se ka falënderuar kryeministrin Orban për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE.

r.k./Shqiptarja.com