Ilir Meta komentoi në Report Tv, çështjen e kontrollit të PD-së, pasi ende nuk ka një vendim, ku tha se nëse Gjykata vendos në favor të Enkelejd Alibeajt tregon se vendimet merren nga kreu i Meduzës, duke iu referuar këtu kryeministrit Edi Rama me gjuhën që përdor Berisha.
“Çështja më e parëndësishme. Pasi kandidatë janë publikë dhe të mbështetur anë e mbanë Shqipërisë. Nëse gjykata konfirmon që Shqipëria është një shtet mafioz ku vulën e cakton kreu i meduzës do jetë një boomerang për kreun e meduzës dhe ata që i shërbejnë atij dhe për vetë sistemin gjyqësor që është përgjegjësi kryesor pse Shqipëria është kampione e korrupsionit jo vetëm në Europë, por edhe në botë”, tha Meta në Report Tv.