‘Metamorfoza’/ Behar Bajri u arrestua në një lokal në Paris, burime: Policia shqiptare e mbajti 2 javë nën vëzhgim

5 Shtator 2023, 12:17 | Përditesimi i fundit: 2023-09-05 15:16:40

Behar Bajri ra në pranga një ditë më parë, ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se 43-vjeçari është mbajtur në vëzhgim nga pala shqiptare, e cila më pas ka lajmëruar autoritetet franceze për të kryer arrestimin.43-vjeçari mësohet se u arrestua teksa ndodhej i vetëm në një lokal në Paris.