‘Metamorfoza’, SPAK përfundon hetimet për biznesmenin Pëllumb Gjoka, akuzohet për vrasje! Dërgon për gjykim dhe 6 të tjerë, pjesë e grupit kriminal

4 Maj, 11:26 | Përditesimi i fundit: 2024-05-04 11:47:58

Pas disa muaj hetime ndaj anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’, SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë. Po ashtu SPAK ka dërguar për gjykim Astmer Bilalin, Oltian Bistrin, Xhevahir Litën, Edmond Prekën, Behar Brajoviq dhe Ardrit Hasanbegajn.