Mijëra shqiptarë kërkojnë drejtësi, ja për çfarë akuzohen ish-krerët e UÇK-së dhe çfarë po ndodh me gjyqin në Hagë

17 Tetor, 21:46 | Përditesimi: 17 Tetor, 21:46

Gjykimi ndaj katër ish-eprorëve të UÇK-së nisi në vitin 2023, tri vjet pasi ishin arrestuar dhe dërguar në mbajtje në gjykatën e Kosovës në Hagë. Tani, më shumë se dy vjet më vonë, gjyqi ndaj tyre po shkon drejt përfundimit, pasi muajin e kaluar mbrojtja e Thaçit thirri dëshmitarët e parë.

Në mbrojtje të dëshmuan në shtator ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams, dhe ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan. Që të gjithë thanë në dëshmitë e tyre se Thaçi nuk kishte autoritet mbi UÇK-n. Gjykata Speciale pret që deri në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

r.k./Shqiptarja.com