Mijëra tifozë në rrugët e Milanos, Inter nis festën e titullit me autobus të hapur

28 Prill, 17:07

Inter ka nisur festën për titullin e 20-të kampion në Serie A. Mijëra tifozë kanë dalë në sheshet dhe rrugët e Milanos, kjo pasi këtë pasdite skuadra do parakalojë me një autobus të hapur për të festuar së bashku me mbështetësit.