Mijëra tifozë 'pushtojnë' Mynihun, Report Tv sjell pamje nga atmosfera para finales PSG - Inter

31 Maj, 17:27 | Përditesimi: 31 Maj, 17:27

Këtë të shtunë në orën 21:00 në Mynih luhet finalja e Champions League mes PSG-së dhe Interit. 64 mijë tifozë do jenë në stadium, teksa prej orës 17:00 ka nisur futja e tyre në impiant. Secili klub ka në dispozicion nga 18 mijë bileta, ndërsa pjesa tjetër dolën në treg para se të mësoheshin emrat e skuadrave finaliste dhe tifozët do jenë të përzierë.

E.H/Shqiptarja.com