Milan kapitullon pa kushte në Londër, Chelsea i Brojës ringjallet me ‘djallin’

6 Tetor 2022, 12:50

Chelsea ka fituar 3-0 ndaj Milanit ndeshjen kryesore të mbrëmjes së djeshme në Champions League. Kuqezinjtë fundosen në Londër dhe humbasin edhe vendin e parë në grupin E. Milani e pati shumë të vështirë edhe për shkak të mungesave të shumta e Chelsea e zhbllokoi rezultatin  që në pjesën e parë me Fofana e më pas në të dytën shënuan Aubameyang e James. Fitorja e parë për Chelsean në grup dhe ngjitet në vend të dytë me 4 pikë. Të martën e ardhshme sfida do të luhet në “ Sa Siro”.

  •