Milan paguan 28 milionë euro për sulmuesin, Inter ende pa portier! Atalanta 'shopping' në Premier League

25 Korrik 2023, 15:45 | Përditesimi i fundit: 2023-07-25 16:13:00

Sulmuesi anësor Samuel Chukueze është goditja e rradhës në merkato për Milanin. Italianët kanë paguar 28 milionë euro për nigerianin, i cili kishte edhe një vit kontratë, ndërsa te Inter pritet që shumë shpejt të mbërrijë zëvendësuesi i Onana-s. Sakaq Manchester United po mbyll blerjen e Rasmus Hojlund nga Atalanta për 80 milionë euro.