Milan peng i një kartoni të kuq, Chelsea e mposht sërish dhe i komplikon situatën në grup

12 Tetor 2022, 12:12

Chelsea dhe arbitri fundosin Milanin në Champions. Blutë e Londrës pasi e mposhtën Milanin 3-0 një javë më parë në “Stamford Bridge mbrëmë fituan edhe në San Siro këtë herë 2-0. Episodi që duket sikur vendosi gjithcka ishte minuta e 18-të. Tomori i kuqezinjve pengon në zonë Mount dhe arbitri gjerman jep penallti e karton të kuq per futbollistin e kampioneve te Italise.. Jorginho e kthen në gol gjuajtjen nga 11 metrat dhe më pas po brenda pjesës së parë shënon edhe Aubameynag. Chelsea merr kryesimin e grupit E me 7 pike ndërsa Milani e vështirëson shumë situatën.

  •