Milan thyen mallkimin 10-vjeçar, 'poshtëron' Juventusin në 'Allianz Stadium'! 'Zonja' në rrezik serioz për Champions-in

10 Maj 2021, 12:01

Milan ka arritur të thyejë mallkimin e stadiumin ‘Allianz’ të Juventusit pasi ka mposhtur këtë të fundit me rezultatin e thellë 0-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35 të Seria A. ‘Djalli’ që nuk kishte fituar prej 10 vitesh në transfertë e bëri këtë në momentin më deçiziv të kampionatit, duke shkaktuar furtunë në shtëpinë bardhezi.

Ndeshja do të zhbllokohej nga Diaz në fundin e pjesës së parë me një perlë në kufijtë e zonës, ndërsa para se të vinte goli i dytë Kessie gaboi një penallti. Ai që dyfishoi shifrat ishte Ante Rebic, i cili jo vetëm la të shtangur portierin e Juventusit, por edhe realizoi një nga golat më të bukur të Seria A për këtë sezon. Me tej pati kohë edhe për mbrojtësin Tomori, që shënoi golin e parë me bluzën e ‘djallit’.

Me këtë fitore Milan është ngjitur në vendin e tretë dhe ka hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit në Champions League, ndërsa krej e kundërta ka ndodhur me Juventusin. ‘Zonja e vjetër’ ka zbritur në vendin e pestë, ndërsa tani ka edhe disavantazhin e ndeshjeve direkte me Milanin.

Ndërkohë në Francë Paris SG ka hedhur një hap tejet të gabuar në luftën për titull kampion. Brazimi 1-1 në transfertë kundër Rennes i ka lënë parsienët 3 pikë larg Lille-s së vendit të parë kur kanë mbetur edhe dy javë kampionat. Për skuadrën e Pochetinos ky do të ishte një dështim i madh në një kohë kur edhe në Champions League u eliminuan. Në këtë mënyrë shpenzimet miliardere nuk do të kishin asnjë lloj justifikimi.