Milan vendos të ndahet nga Interi, stadiumin e ri e ndërton vetëm! Tre hipotezat për zonën

24 Shkurt 2023, 19:16

Proçedurat burokratike të bashkisë dhe mungesa e sigurisë financiare të Interit ka çuar Milanin të marrë vendimin e ndërtimit vetëm të stadiumit të ri. ‘Gazetta dello Sport’ shkruan se drejtuesit po studiojnë 3 zona të ndryshme dhe shumë shpejt do vijë edhe vendimi përfundimtar.