Milani eliminohet nga Champions League, Barcelona e mbyll me turp fazën e grupeve! PSG-ja i falet barazimit në Dortmund, skuadrat e kualifikuara në 1/8

14 Dhjetor 2023, 14:43

Champions League mbylli ndeshjet e fazës në grupe, nga ku u mësuan edhe 16 skuadrat që u kualifikuan për në 1/8 dhe në play-off e Europa League. Duke filluar nga 18:45 për grupin G, Man. City fitoi 2-3 në Beograd ndaj Crvena Zvezdës dhe i lë serbët jashtë Europë. Ndërkohë Leipzig mundi 2-1 Young Boys dhe dërgon zviceranët në play-off e EL. Në ndeshjet e orës 21:00 ra në sy fitorja me përmbysje 1-2 e Milanit në udhëtim me Newcastle, megjithëse italianët u eliminuan edhe pas barazimit 1-1 të Dortmundit me PSG-në.