Mimoza Keta: Sekrecionet hemoragjike pas lindjes, çfarë duhet të dini për to

8 Nëntor 2022, 13:10

Një sërë pyetjesh  dhe problematikash shoqërojnë nënat e reja pas lindjes.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, gjinekologia Mimoza Keta dha disa këshilla tepër të vlefshme se si nënat e reja mund ta kalojnë sa më lehtësisht këtë periudhë ndryshimi në jetën e tyre.