Minatori prej 72-orësh në minierë, kolegu i tij: Shpresojmë të jetë gjallë! Të nxirren përgjegjësit për këto aksidente, shikojnë interesin e parasë dhe jo të punëtorit

18 Shtator 2021, 13:36 | Përditesimi i fundit: 2021-09-18 14:52:36

Prej më shumë se 72-orësh minatori Muharrem Plaku ka mbetur në galeritë e një miniere në Bulqizë dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij. Ish-minatori Ferat Kurti, i cili ka punuar me Plakun më parë në një minierë tjetër thotë e ekziston mundësia që ai të jetë gjallë por situata është sigurisht shumë e rëndë.