Minibusi me pasagjerë del nga rruga dhe bie në humnerë në Gramsh, humb jetën 30-vjeçari, plagosen 9 të tjerë! Shoferit i ra të fikët nga luhatja e tensionit

10 Korrik 2021, 19:59 | Përditesimi: 10 Korrik 2021, 19:59

Një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Gramsh, si pasojë e një aksidenti të rëndë, ku një minibus me pasagjerë humbi kontrollin duke rënë në humnerë ku ndodhej dhe një përrua, në afërsi të fshatit Bregas. Viktimë e aksidentit ka mbetur Ledian Lami 30 vjeç banues në fshatin Terrove, Skrapar, i cili ka qenë pasagjer në minibus.

Në minibus kanë qenë edhe 8 pasagjerë, bashkë me shoferin 9. Gazetari Ronaldo Gjoshi raporton se të plagosurit janë nxjerrë nga humnera dhe janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

LR/Shqiptarja.com