Ministrat e BE bien dakord: Sanksione të reja ndaj Rusisë! Armët bërthamore, bota në alarm nga kërcënimet e Putin

22 Shtator 2022, 21:30

Pavarësisht se shumica e analistëve dhe e kritikëve fjalimin e Putin për mobilizim të rezervistëve dhe shantazhin me armët bërthamore e cilësojnë dobësi të tij, bota është vënë në alarm. Ministrat e Jashtëm të BE ranë dakord për sanksione të reja ndaj Rusisë, të cilat do t’i shpallin shumë shpejt.