Ministri Blendi Gonxhja në Dëgjesën Jubilare të Papa Leone XIV: Falënderim për vëmendjen ndaj kulturës shqiptare

7 Dhjetor, 08:40 | Përditesimi: 7 Dhjetor, 08:40

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, mori pjesë në dëgjesën Jubilare të Papa Leone XIV e mbajtur në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan në kuadër të Ditës Kulturore të Arbëreshëve.

Gonxhja shprehu nderin e jashtëzakonshëm teksa dëgjoi nga afër Atin e Shenjtë përpara mijëra besimtarëve të ardhur nga e gjithë bota. Ndër të tjera, ministri shkruan se e pati kënaqësinë ta falënderonte Papën për vëmendjen e treguar ndaj vlerave të kulturës shqiptare, si edhe për ftesën e veçantë të Selisë së Shenjtë, që mundësoi jo vetëm takimin e përzemërt, por edhe një përshëndetje të posaçme të Papës drejtuar përfaqësuesve të komunitetit arbëresh.

E.H/Shqiptarja.com