Ministri Çuçi pret homologen britanike: Nënshkruhet marrëveshja e ripranimit të emigrantëve të paligjshëm

9 Korrik 2021, 10:35 | Përditesimi: 9 Korrik 2021, 10:35

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi priti në një vizitë zyrtare në Shqipëri, Ministren e Brendshme të Britanisë së Madhe, Priti Patel. Dy homologët kanë firmosur Marrëveshjen e Ripranimit, propozuar nga qeveria britanike pas daljes së saj nga Bashkimi Europian. Qëllimi, janë procedurat e ripranimit dhe tranzitit në rastet e dëbimit të personave, hyrja ose qëndrimi i të cilëve është i paligjshëm në territoret e shteteve të tyre.

r.k./Shqiptarja.com