Ukrainë/ Ministria e Mbrojtjes publikon tanket ruse të shkatërruara: Kujtesë për diktatorët! Jemi komb i lirë dhe i guximshëm

20 Gusht 2022, 19:26 | Përditesimi i fundit: 2022-08-20 19:32:30

Pak ditë para Ditës së Pavarësisë së Ukrainës më 24 gusht, në qendër të Kievit është ngritur një “paradë” me tanke të shkatërruara të ushtrisë ruse. Pamjet janë nga vetë Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës  në rrjetin social “Twitter”.
“Në shkurt, rusët planifikonin të marshonin në qendër të Kievit. Gjashtë muaj pas fillimit të kësaj lufte, shfaqja e turpshme e metalit të ndryshkur rus u kujton të gjithë diktatorëve se si një komb i lirë dhe i guximshëm mund të prishë planet e tyre”, shkruan Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ku ka publikuar dhe videon e tankeve ruse të shkatërruara.

  •