Ministria iu hoqi paketën higjieno-sanitare 16 mijë lekë, 5 invalidë në Elbasan prej 3 ditësh në grevë urie: S’tërhiqemi, Rama të na japë zgjidhje

26 Dhjetor 2022, 13:11 | Përditesimi i fundit: 2022-12-26 13:11:34

Për të tretën ditën radhazi, pesë invalidë në Elbasan vijojnë grevën e urisë për shkak se CMAP epror u ka hequr pagesën prej 16 mijë lekë në muaj pjesë e paketës higjieno-sanitare. Report TV ishte sot në ambientin ku invalidët po mbajnë grevën, ndërsa tashmë i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që t’iu japë zgjidhje problemit të tyre.