Ministria iu hoqi paketën higjieno-sanitare 16 mijë lekë, invalidi: Kemi tre muaj që se marrim, në prag festash jemi me lot në sy, Rama të na japë zgjidhje

24 Dhjetor 2022, 11:38

Babai i një prej invalidëve të futur në grevë urie në Elbasan thotë për mediat se kanë tre muaj që u është hequr pakta higjeno-sanitare prej 16 mijë lekësh. Ai tregon se djali i tij është i sëmurë prej 33 vitesh dhe kërkon që kjo pagesë t’iu rikthehet. Ai pati edhe një kërkesë për kryeministrin Edi Rama, ku i bërë thirrje që t’i japë zgjidhje këtij problemi, pasi kanë mbetur me lot në sy në prag të festave të fundvitit.

 

    No videos found.