Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet: Pandemia përmirësoi procesin e dixhitalizimit, kyçi i reformës është të hetohen parregullsitë

27 Prill 2022, 13:15 | Përditesimi: 27 Prill 2022, 13:15
  • Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi tha se pandemia e Covid-19 kur të gjithë u izoluan për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, përmirësoi procesin e dixhitalizimit pasi pjesa më e madhe e shërbimeve ofroheshin online.

    “Shqipëria në të gjithë këto vite ka marrë nota pozitive në shumë raporte. Ne po luftojmë korrupsionin duke shmangur kontaktin me punonjësit civilë, të shmangim radhët e gjata. Të gjithë e kemi akoma të freskët atë që na ndodhi në vitin 2020 kur pandemia na izoloi të gjithëve dhe morëm pagat online.

    Dixhitalizimi është një proces që u zgjerua dhe u përmirësua falë Covid-19. Në këtë moment, për qeverinë shqiptare, zgjerimi dhe promovimi i shërbimeve dixhitale duke repsektuar parimet e konkurrencës së lirë europiane kthehet në angazhim shumë të madh. Procesi i dixhitalizimit është kyçi i të gjithë kësaj reforme dhe të hetojë parregullsitë.

    Në të gjithë këtë proces e kemi të qartë se për këtë punë na duhet një administratë e drejtë.Të gjithë jemi mbledhur për këtë moment historik”, tha Ekonomi.

  •  

r.k./Shqiptarja.com