Ministrja Krifca: 75 etiketa vere shqiptare në panairin më të madh të verërave “Vinitaly 2023”

2 Prill 2023, 20:05

Shqipëria prezantohet me 75 etiketa vere në panairin më të madh të verërave, “Vinitaly 2023” që po mbahet në Verona të Italisë.  

 Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca,  vizitoi stendën e Shqipërisë dhe zhvilloi një takim me prodhuesit shqiptarë të verës të pranishëm në panair.

"Sot jemi në Vinitaly në Verona, një ndër ekspozimet më prestigjioze të verës dhe kantinave në Evropë. Mes 4900 ekspozuesve, disa qindra njohësve profesionistë dhe dhjetëra mijëra dashamirës të verës, në stendën "Wine vision by Open Balkan", do të promovojmë së bashku me prodhuesit tanë shijet, territorin, karakteristikat dhe autenticitetin e verës ekselente shqiptare", u shpreh Krifca.