Ministrja Shahini pezullon Konin dhe komandon rektorin e ri! Edhe dekanët pro

15 Prill 2019, 16:38

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka komanduar në detyrë rektorin e ri në Universitetin e Tiranës, pas pezullimit të Mynyr Konir.

Ai është Bernard Dosti aktualisht zëvendës rektor në Universitetin e Tiranës dhe do të mbajë këtë pozicion deri në përfundim të çështjes dhe dhënies së vendimit të formës së prerë.

Nga ana tjetër edhe dekanët e Universitetit të Tiranës janë shprehur pro vendimit për pezullimin nga detyra të rektorit Mynyr Koni. Ata thonë se ky vendin është mjaft efiçent pasi nën drejtimin e Konit ishte krijuar një situatë ngërçi mjaft shqetësuese.

Në fjalën e tij Dekani Dhori Kule deklaroi se ka ardhur koha që pedagogë dhe studentë të shohin sa e lehtë është që institucioni që mëson të tjerët do mësojë të sillet në mënyrë të ligjshme.

Ndërkohë ministrja Besa Shahini ka kërkuar nga presidenti Ilir Meta të marrë vendimin për shkarkimin e Mynyr Konit, por ai ende nuk është shprehur për këtë çështje.

Në deklaratën e saj për mediat, ministrja Besa Sahini njoftoi se pezullimi i Konit vjen për shkak se nuk ka reaguar pas kërkesave të studentëve, për plotësimin e tyre.

Pezullimi i tij ishte njoftuar më herët edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë se Koni nuk ka mbajtur përgjegjësitë që i takojnë në raport me problemet e studentëve.

Rama tha se pas protestës së studentëve cdo gjë ka lëvizur përveç xhaketës së rektorit, që sipas tij ai vijon që të mos ketë asnjë shqetësim edhe pse pjesa më e madhe e kërkesave të studentëve është përgjegjësi e rektoratit, bazuar te autonomia.

    No videos found.