Nuk reagoi pas kërkesave të studentëve, ministrja e arsimit pezullon rektorin Mynyr Koni

Ministrja e arsimit Besa Shahini përmes një deklarate për shtyp ka njoftuar pezullimin e rektorit Mynyr Koni dhe i ka kërkuar presidentit Ilir Meta të marrë vendimin për shkarkimin e tij. Ajo tha se bie dakord me Metën se ligji për arsimin e lartë ka probleme dhe shprehu besimin se ai do të marrë vendimin e duhur për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës.

“Më ka bërë përshtypje mungesa e iniciativës së rektorit për të zgjidhur problemet në universitet. Rektori është ankuar shpesh për dekanët, por kurrë nuk ka ardhur me një kërkesë të mirë-argumentuar që t’ja aprovojmë heqjen e tyre. Shpresova se do të shfrytëzonte momentumin e krijuar nga protesta e studentëve për të ndërmarrë masa dhe përmirësuar klimën e punës në universitet, por kjo nuk ndodhi.

Unë nuk kam në dorë asnjë mjet ligjor për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës, përveç se të pezulloj rektorin dhe të kërkoj nga Presidenti i Republikës shkarkimin e tij, që t’i hapim rrugë reformës së domosdoshme në Universitetin e Tiranës.

E ardhmja është e paqartë për çdo të ri dhe të re, jo vetëm në Shqipëri por kudo nëpër botë dhe universiteti ka për detyrë të përgatisë të rinjtë për këtë të ardhme. Ne nuk e dimë se cilat do të jenë vendet e punës në dispozicion apo si do të jetë ekonomia pas 10 apo 20 viteve.

Por që ky vizion të realizohet, na duhet një frymë e re në universitet. Na duhet një frymë bashkëpunimi mes studentëve e pedagogëve, pedagogëve e udhëheqësve të universitetit, udhëheqësve mes tyre apo edhe me ne si ministri - gjë qëështë bërë e pamundur në Universitetin e Tiranës dhe sot jemi në këtë pikë ku unë detyrohem të marr një vendim të vështirë si ky i pezullimit të rektorit.

Më vjen me të vërtetë keq për Profesor Konin, i cili ka qenë gjithmonë shumë korrekt dhe kordial me mua si person. Por, përkundër kordialitetit, jam udhëheqëse e një institucioni që ka për detyrë të sigurohet se ligji po zbatohet dhe reforma po realizohet në të mirë të të gjithëve. Sidoqoftë, është gjithmonëvështirë të merret vendim për pezullimin e një personi të zgjedhur me vota nga institucioni që përfaqëson dhe më vjen keq që kemi arritur deri këtu.

Vendimin për shkarkimin e rektorit e merr Presidenti dhe ai do të ketë në dispozicion të gjithë materialin e përgatitur nga grupet e inspektimit.

E kam dëgjuar me kujdes fjalën e Presidentit Meta dje në njëuniversitet privat ku tha se: “Protesta e Dhjetorit ka treguar se zbatimi aktual i Ligjit për Arsimin e Lartë ka probleme.”

Jam plotësisht dakord me Presidentin, sidomos për sa i përket Universitetit të Tiranës, ku ligji nuk është zbatuar, e rrjedhimisht universiteti është keq-menaxhuar dhe kjo ka rezultuar me probleme serioze për të gjithë gjeneratën e studentëve që sot janë duke ndjekur studimet në Universitetin e Tiranës.

Duke marrë parasysh shqetësimin e shprehur nga Presidenti për mos-zbatimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, jam e bindur që do të marrë vendimin e duhur për zgjidhjen e ngërçit në Universitetin e Tiranës”, u shpreh Shahini.

Pezullimi i tij ishte njoftuar më herët edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë se Koni nuk ka mbajtur përgjegjësitë që i takojnë në raport me problemet e studentëve.

Ai tha se pas protestës së studentëve cdo gjë ka lëvizur përveç xhaketës së rektorit, që sipas tij ai vijon që të mos ketë asnjë shqetësim edhe pse pjesa më e madhe e kërkesave të studentëve është përgjegjësi e rektoratit, bazuar te autonomia.

 Vetë rektori Mynyr Koni iu përgjigj akuzave të kryeministrit përmes një letre të gjatë duke i cilësuar kritikat e tij si sulm tendencioz dhe të paprecedentë, pasi sipas tij, vetëm ai po sulmohet nga të gjithë rektorët. 

Mynyr Koni

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ani: 14/04/2019 11:42

    Shume mire qe e pezulluan kete anemikun, por absolutisht nuk duhet ta zevendesojne me Klodeta Dibren, se pastaj duket sikur emerimet i ben Shullazi me shoke...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë