Miqësoret me Italinë & Armeninë, publikohet lista me 27 lojtarë të ftuar në Kombëtare! Rikthehen emrat e mëdhenj, 3 risi nga kampionati shqiptar

12 Nëntor 2022, 14:35

27 do të jenë futbollistët e grumbulluar nga trajneri Edoardo Reja për miqësoret e kombëtares shqiptare ndaj Italisë dhe Armenisë, me të dyja sfidat që do të luhen në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.  Sipas një njoftimi në FSHF të gatshëm për dy testet do të jenë pjesa më e madhe e lojtarëve bazë të Kombëtares, ndërsa do të ketë disa mungesa të ndikuara nga problemet fizike.