Miratimi i pr.buxhetit të shtetit/ Ministri nuk ka gati paketën fiskale, Bardhi: Respektoni rregulloren, ta shtyjmë për javën tjetër

5 Nëntor, 14:40 | Përditesimi: 5 Nëntor, 14:40

Kreu i grupit të PD-së, Gamzent Bardhi ka propozuar që shqyrtimi për projektligjin e buxhetit të shtetit të shtyhet për javën pasardhëse me qëllim që së bashku me këtë projektligj të jetë dhe paketa fiskale. Bardhi e hodhi propozimin nga deklarata e ministrit të financave, i cili tha se paketa fiskale është në shqyrtim e sipër dhe se do të jetë gati javën tjetër.

Mazhoranca kërkon që miratimi i buxhetit të kalojë sot, por opozita refuzon referuar dhe rregullores së Kuvendit.

“Kalendari i posaçëm që ne miratojmë sot, nuk do të përfshirë vetëm shqyrtimin e projektligjin e buxhetit, se rregullorja na flasin për një kalendar të veçantë, që përfshihet dhe paketa fiskale. Nuk kemi qenë ne drejtimin e Kuvendit, që ky Kuvend qëkur drejtohej nga Gramoz Ruci ,ka ndodhur dy herë në 12 vite që Konferenca e Kryetarëve nuk ka pranuar prezantimin e projektligjin e buxhetit pa ardhur paketa fiskale.

Ju ftoj të respektoni kushtetutën, Nëse ministria kërkon 1 javë kohë për të përmbyllur paketën fiskale, mund të ngushtohet kalendari që të arrijmë afatet e miratimit brena këtij viti, por duhet që projektligji i buxhetit të vijë bashkë me projektligjet financiare. Ministri sapo konfirmoi që është duke bërë një paketë. Meqë thotë që vjen javën tjetër, ta miratojmë javën tjetër”, tha Bardhi.

r.k./Shqiptarja.com