Miratohet ligji i ri/ OJF-të dhe fondacionet duhet të tregojnë burimin e parave! Rregullat e reja të regjistrimit dhe deklarimi i të dhënave si kompanitë

24 Qershor 2021, 18:47

Mazhoranca plotëson rekomandimin e Brukselit në luftën kundër pastrimit të parave, Kuvendi miraton ligjin e ri për regjistrimin elektronik të organizatave jofitimprurëse, duhet të deklarojnë të dhëna të detajuara për pasqyrat financiare, themeluesit, veprimtarinë, vendndodhjen dhe vlerat pasurore. Kush nuk regjistrohet humbet statusin brenda 12 muajsh.