Mirditë, 28 vjeçari po transportonte 2 mina me telekomandë në çantë! Momenti i arrestimit

24 Janar, 10:30

Një 28-vjeçar është arrestuar teksa po transportonte 2 mina me telekomandë në çantën e tij të shpinës.

Policia ka publikuar video të momentit të arrestimit.

Në hyrje të qytetit të Rrëshenit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin e dyshuar i cili lëvizte me këmbë, në drejtim të qytetit, dhe kanë ndërhyrë menjëherë. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Gj., 28 vjeç, banues në Qafë Unazë, njësia administrative Rubik, Mirditë, rezident në Malin e Zi.