Mirditë/ Kishte kultivuar kanabis në fshatin Dardhëz, droni kap ‘mat’ 27-vjeçarin!

30 Prill, 15:01 | Përditesimi: 30 Prill, 15:01

Mirditë - Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për kultivim kanabisi. I riu u kap nga ‘mat’ nga dronët e bluve në fshatin Dardhëz, në një zonë të pyllëzuar.

Gjatë kontrolleve të kryera blutë gjetën në një miniserë të improvizuar, disa platforma polistiroli në të cilat ishin kultivuar fidanët e kanabisit.

A.A/Shqiptarja.com