Mirditë, vijon ndërhyrja për shuarjen e vatrave të zjarrit në disa fshatra

13 Gusht, 10:19 | Përditesimi: 13 Gusht, 10:19

Vijon ndërhyrja për izolimin dhe mbajtjen nën kontroll të vatrës së zjarrit në fshatrat Perlat-Epër dhe Trojez në Mirditë. Aktualisht, zjarri mbetet aktiv, por me intensitet të ulët, ndërsa ekipet në terren po punojnë për izolimin e të gjithë vijës së zjarrit në një sipërfaqe të mbuluar me pyll lisi dhe shkurre.

E.H/Shqiptarja.com