Mirush Kabashi, jeta e një aktori brilant në të gjitha ngjyrat e tij

14 Janar 2022, 13:29

Mirush Kabashi është aktori shumëdimensional e brilant që prej 57 vitesh I ka dhënë gjithcka artit e kinematografisë shqiptare. Artisti I cili me artin dhe talentin e tij arriti të prezantoi gjuhën shqipe dhe artin tonë në skenat më prestigjoze duke vjelë në të njëjtën kohë dhe vlerësimet maksimale nga personalitetet e ndryshme.  Vjen në një intervistë ndryshe në emisionin “ Rreze Dielli” plot me rrëfime gozhduese për karrierën, familjen, fëmijërinë, dashurinë për teatrin dhe kinematografinë, rolet e preferuara etj.