Mitet dhe gabimet e higjenës personale

15 Qershor 2021, 12:18 | Përditesimi i fundit: 2021-06-15 12:18:27

Higjena personale është një temë në të cilën kemi hasur shpesh herë mite dhe gabime të ndryshme. E ftuar në emisionin  “Rreze Dielli” farmacistja Arba Gramo I dha përgjigje disa nga pyetjeve që mundojnë më shumë vajzat për pjesën e zonës intime:

Përdorja e larësve intim tre herë në ditë është një rutinë e gabuar sipas farmacites e cila sygjeron përdorimin e tyre vetëm një herë gjatë ditës:

Gjatë ditëve normale mjafton njëherë në ditë për të qenë specifik për zonat intime, kjo është shumë e rëndësishme për tu thënë që duhet të jetë specifik pasi pehashi në të zonë nuk është I njëjtë më zonën tjetër të lëkurës. Pra nëse lëkura e ka pehashin e saj 5.5 në atë zonë është posht 4.3, kështu që një detergjent I cili përdoret për trupin  dhe ka këtë pehash fiziologjik, sidomos sapuni që ne e përdorim për larjen e zonës intime prishin pehashin” tha ajo.

Ndërsa përsa I përket depilimit është një zgjedhje individuale që duket se nuk ndikon aspak në shëndet dhe infeksionet e ndryshme të zonës intime:

“Prania e qimeve në zonën intime ndikon në mbajtjen sa më optimal të florës bakteriale, të atyre mikroorganizmave që gjenden aty, të cilët na mbrojnë nga infeksione të tjera. Dhe llogariten dikur tek 50 specie të ndryshme që janë banore aty dhe na ndihmojnë që të ruhemi nga infeksionet. Shtimi  në numër I këtyre baktereve ose prishja e tyre dhe marrja e patogjeneve ngamarrdhëniet seksuale apo nga ambientete si pishina con shpesh në infeksione. Të depilurait në këto zona është më shumë trend për mënyrën se si na duket ne vetja më bukur por nuk ka të bëjë me shëndetin”

Pas depilimit poret janë më të zmadhuara, ky është ai celësi që mund të cojë të mendosh që nuk është mirë që të bësh not. Të bësh not ku? Sepse kemi liqene, pishina, kemi dete. Për mua deti duke qenë se ka përmbajtje kripe, nuk ka ndonjë problem, mund të sjelli irritim momental të zonës sepse poret janë të hapura, kripa mund ta acaroj pak lëkurën por nuk mendoj që sjell probleme me infeksionet.Ndërsa pishinat pastaj janë pak më problematike  dhe ujrat e ndenjura si liqenet janë më problematike” përfundoi ajo.