Mjeku Alban Ylli: Vjeshta do jetë e vështirë, jemi në mes të një vale të re të COVID! Vaksinimi, mënyra më e mirë për të kontrolluar pandeminë, ka shpëtuar mbi 1 mijë jetë

31 Gusht 2021, 16:03 | Përditesimi: 31 Gusht 2021, 17:07

Mjeku Alban Ylli, anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, bëri me dije në 'Report Tv' se vendi ndodhet në mes të një vale të re të COVID. Sipas mjekut, niveli i transmetueshmërisë së virusit është shumë i lartë. Ai paralajmëron për një vjeshtë me shumë gjasa të vështirë, teksa thekson se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të kontrolluar pandeminë. Sipas mjekut, personat e vaksinuar e kanë riskun e infektimit 39 herë më të ulët se të pavaksinuarit.

r.k./Shqiptarja.com