Mjeku Alimehmeti në Report Tv: Duhet të ketë teste Covid-19 në farmaci! S'ka alarm nga rastet e reja, të infektuarit kanë simptoma të lehta

13 Korrik 2022, 13:52

“Duhet të kemi teste të kudondodhura”, ky është sugjerimi i mjekut Ilir Alimehmeti për të ndikuar në uljen e rasteve me Covid-19. Në intervistën në Report Tv në emisionin “Sot Live në Shqipëri” nga gazetari Andi Kapxhiu, mjeku Alimehmeti thotë se nuk ka situatë alarmante me shifrat e reja dhe nuk ka prova që po bie imuniteti.