Mjeku Cenko për Report Tv: Të rikthehet urgjent mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura dhe publike! Rritja e rasteve të reja nga varianti Delta i COVID

23 Gusht 2021, 13:04 | Përditesimi: 23 Gusht 2021, 14:38

TIRANË- Mjeku epidemiolog Fabian Cenko thotë se vaksinimi është një instrument mbrojtës ndaj COVID, por ne duhet që t’i rikthehemi sërish disa masave bazë për parandalimin e përhapjes së COVID, siç janë distancimi social dhe vendosja e maskave në ambientet e mbyllura dhe publike.

Duke e konsideruar vaksinimin kundër COVID, si një ‘instrument’ mbrojtës dhe parandalues ndaj koronavirusit, Cenko tha për Report Tv se nuk duhet të mjaftohemi vetëm me vaksinimin, por duhet të rikthehen me urgjencë masat mbrojtëse. Kjo sipas tij, kombinuar dhe me vaksinimin kundër COVID, do të frenojë përhapjen e virusit dhe parandalimin e rasteve fatale.

KT/Shqiptarja.com