Mjeku humanist shqiptar, dhuroi 3 ambulanca dhe 100 shtretër për spitalin e fierit dhe të ballshit

13 Maj 2022, 13:58

I larguar prej shumë vitesh në emigracion, mjeku shqiptar Nuredin Sadikaj nuk e ka harruar vendlindjen e tij por kthehet shpesh herë dhe përmes humanzmit të tij ka dhuruar edhe disa autoambulanca dhe shtretër për spitalin e Fierit, Çakranit dhe Lezhës.

“Një ambulancë që kishim  që rrinte më shumë prishur se ne rregull dhe kur e pësova edhe vet sepse ishte e domosdoshme që të përcillja edhe gruan për një hemorragji pas lindjes në spital dhe nga 20 minuta Cakrran-fier e bëmë për dy orë e gjysëm që rrezikoi edhe jetën. Dhe kjo më ngeli edhe më shumë në mendje” kujton ai për kohën kur jetonte dhe punonte në Çakran.