‘Mjerë ju çdo gjeni...!’ Berisha mesazh grupeve kriminale për votën! Kreu i PD: Rama fushatë kllounadë! Reformë e re Territoriale, Kashari do bëhet bashki

23 Prill, 19:02

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha sot nga takimi elektoral me banorët e zonës Vorë-Kashar, se kryeministri Edi Rama po bën kllounadë, edhe pse nuk është kloun, pasi qëllimi i tij është të heqë vëmendjen nga gjendja e mjerueshme e vendit dhe shpopullimi i Shqipërisë.

Ai denoncoi se po kërcënohen qytetarët për votën nga grupet kriminale afër pushtetit dhe se pas 11 majit do i shpalli organizata terroriste.

Berisha përmendi mes tyre grupin Xhabafti në Vorë, që sipas tij po përpiqet të vjedhë vota për qeverinë, si dhe ato në Durrës dhe Elbasan, duke u dhënë mesazhe kërcënuese nga podiumi.

Berisha njoftoi se një nga projektet e tij do jetë edhe reforma territoriale pas 11 majit, ku u shpreh se Kashari do bëhet një ndër bashkitë kryesore të vendit.