'Mjeshtër i Madh'/ Kiço Kalemi, trajneri i Apolonisë 16 herë kampion në çiklizëm: Kampionët i kam marrë që fëmijë, sporti është jeta ime

28 Nëntor 2021, 14:31

Kiço Kalemi prej 35 vitesh trajnon çiklistët e ekipit të Apolonisë, që nën drejtimin e tij kanë fituar 16 herë kampionatin vendas dhe kanë siguruar medalje ndërkombëtare. Për Report TV 76-vjeçari tregon sekretin e suksesit të tij, ndërsa pavarësisht moshës ai thotë se do të merret me sport derisa shëndeti t’ia lëjojë.