Mjeshtri botëror Zubin Mehta koncert gala në Opera! Dirigjenti për herë të parë në Shqipëri

23 Qershor 2023, 16:46

Teatri i Operas dhe Baletit mirëpriti për herë të parë në një koncert gala “Ballkani i hapur” ikonën dhe mjeshtrin botëror të dirigjimit , Zubin Mehta. Për më shumë se 1 orë Orkestra Filarmonike e Serbisë, nën dirigjimin e maestros indian i dhuroi emocione të bukura publikut shqiptar.