Mjetet lundruese pësuan defekt, shpëtohen disa pushues që ishin bllokuar në ‘Shpellën e Haxhi Aliut’ dhe në plazhin e Livadhit në Vlorë

18 Korrik 2023, 22:53

Policia Kufitare e Vlorës dhe ajo në Dhërmi kanë asistuar me ndihmën e tyre disa pushues të cilët mbetën të bllokuar në det duke lundruar me mjetet e tyre lundruese.