Mjeti bie nga ura, humb jetën 41-vjeçari në Korçë, lëndohet shoferi

8 Gusht 2021, 10:26 | Përditesimi: 8 Gusht 2021, 10:26

KORÇË- Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e ditës së sotme. Një 41-vjeçar ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti. Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në fshatin Polenë të Korçës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit tip ‘Audi’, i identifikuar me inicialet T. B. Ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë makina ka rënë nga ura.

LR/Shqiptarja.com