‘Mokra N’fest’ mbahet për të katërtin vit radhazi në Pogradec! Vizitorët shijojnë gatimet tradicionale e muzikën popullore

20 Gusht 2023, 16:31 | Përditesimi i fundit: 2023-08-20 17:04:06

Për dy ditë me radhë, në Pogradec, u organizua “Mokra N’fest”. Në edicionin e saj të katërt festa bëri bashkë banorë të zonës e vizitorë, të cilët u argëtuan me muzikë e valle popullore, por edhe duke shijuar ushqimet tradicionale të zonës.