‘Mokra N’fest’ rikthen për të dytin vit radhazi festën tradicionale të kulinarisë dhe mikpritjes në krahinën e mbretërve ilirë, në Selcën e poshtme në Pogradec. Me këngë, instrumente e valle të zonës, festa e sofrës mokrare dhe tradita e gatimit të kulaçit bëri bashkë artistë, banorë dhe turistë vendas e të huaj, të cilët ngritën dollinë me 101 shëndete.
Për banorët mokrarë dhe të ftuarit ky event është edhe një mundësi për t’u njohur me historinë e kulturën, si 5 varret monumentale që datojnë mbi 400 vjet para Krishtit .