Molla ka mbetur stok, fermerët e Korçës në protestë: Importi nga Serbia na ka dëmtuar

3 Shkurt, 11:32 | Përditesimi i fundit: 2024-02-03 15:43:21

Molla e Zvirinës e mbetur stok ka detyruar fermerët të dalin në protestë mëngjesin e kësaj të shtune.

Dhjetëra fermerë janë mbledhur në kryqëzimin e fshatit Zvirinë në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Fermerët e fshatit Zvirinë thonë se molla e tyre ka mbetur pa shitur për shkak të hyrjes së mollës nga importi, kryesisht nga Serbia.