Momente paniku në plazhin italian, helikopteri sportiv rrëzohet në det dhe për pak sa nuk shkakton tragjedi

23 Gusht, 18:39

 Një helikopter sportiv i hapur (në formë deltaplani) u rrëzua në det, buzë plazhit në Marina di Minturno të Italisë dhe për pak sa nuk shkaktoi tragjedi të vërtetë.

Ngjarja ndodhi në Latina, ditën e djeshme (22 gusht), rreth orës 20:00 të mbrëmjes dhe për fat të mirë në plazh kishte vetëm pak pushues që u bënë edhe dëshmitarë.

“La Repubblica” publikoi sot edhe pamjet e momentit të aksidentit ajror, teksa shihet mjeti fluturues që kalon mbi vijën e plazhit ku ndodhen dhjetëra pushues dhe më pas rrëzohet atu ku dallgët puthiten me bregun.

    No videos found.