Momenti i pabesueshëm, 50-veçari në Spanjë del duke vrapuar nga flakët

20 Korrik 2022, 08:04

Një fermer spanjoll i ka shpëtuar për mrekulli flakëve në Spanjë. 50-vjeçari po përpiqej që të hapte një kanal me eskavator për të krijuar një pengesë ndaj përhapjes së flakëve që po i afroheshin  zonës së banuar në qytetin Tabara.

Angel Martin Arjona, po drejtonte një ekskavator pranë zjarrit në një fushë, kur automjeti u përfshi nga flakët.

Disa sekonda më vonë, ai u pa duke vrapuar ndërsa rrobat e tij ishin përfshirë nga flakët. Ai ka pësuar djegie dhe është dërguar në spital.

Që nga fillimi i valës së të nxehtit që godet Evropën në verën e kontinentit në vitin 2022, më shumë se 1000 njerëz kanë vdekur si pasojë e temperaturave të larta, sipas organeve shëndetësore në Spanjë dhe Portugali.